Austria investon në turizmin malor
Konsulli ekonomik i ambasadës së Austrisë në Teheran ka thënë se vendi i tij është i gatshëm për të investuar në sektorin e turizmit malor në Iran.
Kristof Grab Mejer, në një takim profesional mes kompanive iraniane dhe austriake aktive në sektorin e turizmit malor deklaroi se Austria është e njohur për turizmin e saj malor dhe Irani duke pasur një histori dhe kulturë të lashtë krijon mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor. Konsulli ekonomik i ambasadës austriake në Teheran shpresoi që deri në vitin 2025 numri i turistëve të huaj në Iran të arrijë deri në 20 milion turistë dhe shtoi se kompanitë dhe afaristët e Austrisë janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me palën iraniane duke investuar në fushën e turizmit malor. Said Uhadi zv/kreu i institutit të trashëgimisë kulturore në Iran në këtë takim ka thënë se mes Austrisë dhe Iranit është hapur një kredit financues dhe një pjesë e këtij krediti është përdorur për zbatimin e projekteve për ndërtimin e komplekseve turistike sportive si pistat e skisë. Irani është i interesuar për të bashkëpunuar me kompanitë austriake në zbatimin e projekteve për zgjerimin e pistave të skisë Dizin, Shemshak dhe Namak Abrud.