Ruhani: Askush nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha të martën se 'pavarësia' nënkupton se askush nuk duhet të ndërhyjë në punët ose fatin e Iranit.
Duke ju drejtuar një takimi në Teheran, ku morën pjesë guvernatorë të provincave, Presidenti iranian z. Hasan Ruhani tha se nëse iranianë pyeten nëse ata preferojnë të vendosnin për fatin e tyre ose të varen nga të huajt, përgjigjja e mbi 98.2% do të ishte 'pavarësia'. "Kombi ynë do të vazhdojë rrugën e Revolucionit Islamik që ai ka zgjedhur më parë". Ai tha se Revolucioni Islamik kishte për qëllim fitimin e pavarësisë, forcimin e sovranitetit kombëtar, arritjen e lirisë, përhapjen e kulturës islamike dhe kombëtare, republikanizmin dhe islamizmin. "Unë besoj se kjo rrugë nuk mund të ndryshohet," shtoi Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani.