Irani: Ministri i Jashtëm saudit të mos flasë në emër të irakianëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69169-irani_ministri_i_jashtëm_saudit_të_mos_flasë_në_emër_të_irakianëve
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka harruar se ai nuk është i autorizuar dhe nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe qeverisë irakiane, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2018 14:35 Europe/Tirane
  • Irani: Ministri i Jashtëm saudit të mos flasë në emër të irakianëve

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka harruar se ai nuk është i autorizuar dhe nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe qeverisë irakiane, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

z. Behram Kasemi tha se populli dhe qeveria e Irakut si dhe vende të tjera po e pranojnë rolin jetësor dhe stabilizues të Iranit në luftën kundër terrorizmit në rajon dhe Irak. "Duket se ministri i Jashtëm saudit e ka bërë zakon të japë deklarata të pakujdesshme e të papërgjegjshme" tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Xhubeir përsëriti pretendimet e tij kundër Iranit në konferencën ndërkombëtare për rindërtimin e Irakut në Kuvajt, duke pretenduar se Irani po rrezikon paqen, integritetin dhe stabilitetin e Irakut. Ndërkohë, sot, Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në takim me ministrin e Jashtëm të Iranit e falënderoi Republikën Islamike të Iranit për rolin e saj në luftën kundër ISIS dhe në rindërtimin e Irakut pas largimit të terroristëve. Kryeministri irakian gjithashtu e cilësoi tepër të rëndësishme aktivitetin e kompanive iraniane në procesin e rindërtimit dhe në zbatimin e projekteve urbanistike dhe infrastrukturore në Irak.