“Pretendimet e SHBA dhe të sionistëve kundër Iranit, shenjë e frikës”
Loja e fajit dhe fabrikimi i gënjeshtrave nga Shtëpia e Bardhë dhe regjimi i Tel Avivit kundër Iranit në lidhje me rrëzimin e një avioni izraelit luftarak është tregues i armiqësisë së tyre të thellë dhe frikës nga Irani, ka thënë sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë kombëtare të RII.
Ali Shamkhani, tha të premten se komandantët e guximshëm dhe ushtarët e Frontit të Rezistencës do të çlirojnë Kudsin e pushtuar, duke i dhënë fund pushtimit të regjimit sionist, pasi ata eliminuan fuqishëm ISIS-in në Irak dhe Siri. "Shtetet e Bashkuara, që nuk janë në gjendje të mbrojnë sigurinë e qytetarëve të tyre, duhet të merren më mirë me detyrat e tyre në sigurimin e sigurisë vendore në vend që të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe të mos mbështesin masakrimin e njerëzve në Siri dhe Jemen", tha ai duke iu referuar rritjes së pasigurisë në Shtetet e Bashkuara dhe sulmeve të armatosura në 19 shkolla gjatë 45 ditëve të fundit në vend.