Presidenti Ruhani: Irani vendi më me influencë në rajon
Pa dyshim, Irani gëzon më së shumti ndikim në rajon, tha presidenti i RII Hasan Ruhani të premten. Marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe Indisë dhe në thelb me nënkontinentin indian janë shumë të veçanta, tha Ruhani gjatë një takimi me shtetasit iranianë dhe me studentët që banojnë në Hyderabad.
Ai gjithashtu iu referohej dinastisë Kutb Shahi që qeveriste zonën për qindra vjet, duke thënë se kjo tregon se iranianët kanë qenë pioniere në ruajtjen e lidhjeve kulturore dhe tregtare. Ruhani theksoi se ka përfitime nga potencialet e Iranit në krijimin e marrëdhënieve kulturore dhe tregtare. Secili nga banorët iranianë në Hyderabad konsiderohet si ambasadori i Iranit në Indi, shtoi ai. Vizita e Ruhani në Indi po zhvillohet me ftesë zyrtare të kryeministrit indian Narendra Modi i cili gjithashtu vizitoi Iranin vitin e kaluar. Presidenti Ruhani shoqërohet nga Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohamed Xhevad Zarif, ministri i naftës Bizhan Zangeneh, Rrugëve dhe i Zhvillimi Urban Mohamed Akhundi dhe i Industrisë Mohamed Shariatmadari.