Ruhani: Amerika do pendohet për shkeljen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69327-ruhani_amerika_do_pendohet_për_shkeljen_e_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti iranian Hasan Ruhani përsëriti edhe njëherë përputhjen e plotë të Republikës Islamike me marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara pa dyshim do të pendoheshin për çdo shkelje të marrëveshjes.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2018 17:48 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika do pendohet për shkeljen e marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian Hasan Ruhani përsëriti edhe njëherë përputhjen e plotë të Republikës Islamike me marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara pa dyshim do të pendoheshin për çdo shkelje të marrëveshjes.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Presidenti iranian i bëri komentet të shtunën në Nju Delhi duke folur në një takim me studiuesit dhe intelektualët e Fondacionit të Hulumtimeve Observer në lidhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Ai tha se Irani do të mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore për aq kohë sa palët e tjera nuk ndërmarrin ndonjë veprim për ta shkelur atë. "Nëse SHBA-ja shkel këtë marrëveshje, do të shohim se Uashingtoni do të pendohet. Mos dyshoni për këtë," tha Ruhani, duke shtuar se edhe populli amerikan së shpejti do të shprehë protestën e tij të fortë kundër çdo shkeljeje të marrëveshjes bërthamore. Më tej, Presidenti iranian tha se gabimet e së kaluarës ishin shkaku kryesor i armiqësive të vazhdueshme të SHBA kundër Iranit. Ai theksoi se SHBA-të kishin bërë gabime të përsëritura që nga dita e parë e fitores së Revolucionit Islamik më 1979, duke thënë se Uashingtoni vendosi të sabotonte revolucionin, por ishte i detyruar të shprehë keqardhjen në shumë raste. "Si rezultat i gabimeve të tilla SHBA nuk ka arritur të miratojë politika të përshtatshme kundrejt Iranit", tha Ruhani.