Zarif dhe Ashton takohen në Munih
(last modified Sun, 18 Feb 2018 13:40:00 GMT )
Shkurt 18, 2018 14:40 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Ashton takohen në Munih

Ministri i jashtëm i Iranit dhe ish-shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian u takuan në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe znj. Catherine Ashton, ish-shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian ishin të pranishëm në Konferencën e 53-të të Sigurisë së Munihut, ku zhvilluan një takim duke biseduar në lidhje me çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton agjencia e lajmeve IRNA. Gjatë takimit, edhe Sejed Abas Erakci zëvendësministër i punëve të jashtme të Iranit ishte gjithashtu i pranishëm në këtë takim. Po ashtu z. Zarif zhvilloi një takim edhe me kreun e Asamblesë së pleqve të OKB (The elders), me të cilin diskutoi në lidhje me çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare. Mohamed Xhevad Zarif të premten ka udhëtuar për në Munih, për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë së Munihut. Ministri i jashtëm iranian të premten ka takuar homologun e tij rus Sergei Lavrov. Gjatë këtij takimi të dyja palët u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbi situatën e fundit në Siri, me theks të veçantë negociatat e Astanas në lidhje me Sirinë.

 

Tags