Gjeneral Hatami: Irani mbetet i angazhuar për sigurinë e vendeve fqinje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69597-gjeneral_hatami_irani_mbetet_i_angazhuar_për_sigurinë_e_vendeve_fqinje
Irani mbetet i angazhuar për sigurinë e vendeve fqinje dhe do t'i ndihmojë ata ta ruajnë atë, deklaroi ministri iranian i Mbrojtjes, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Azerbajxhan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 21, 2018 20:43 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Irani mbetet i angazhuar për sigurinë e vendeve fqinje

Irani mbetet i angazhuar për sigurinë e vendeve fqinje dhe do t'i ndihmojë ata ta ruajnë atë, deklaroi ministri iranian i Mbrojtjes, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Azerbajxhan.

"Irani respekton sovranitetin e të gjitha vendeve," tha gjeneral brigade Amir Hatami, në një konferencë shtypi të mërkurën në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. "Ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj politike dhe u kemi thënë aleatëve tanë në Azerbajxhan se kjo politikë na ka ndihmuar të krijojmë siguri në pjesë të ndryshme të rajonit", shtoi Hatami, i cili u shoqërua nga homologu i tij azerbajxhanas Zakir Hasanov. Azerbajxhani është angazhuar në një kontradiktë me Armeninë mbi rajonin Karabak, një territor azerbajxhanas i kontrolluar nga separatistët armenë në një luftë të përgjakshme në vitet 1990. Rreth 30,000 vetë u vranë në konflikt, i cili përfundoi me një armëpushim të brishtë në vitin 1994. Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, gjeneral Hasanov tha se qëndrimi i Iranit mbi mosmarrëveshjen, ishte që kjo çështje të zgjidhet atë në një mënyrë të atillë që do të mbronte sovranitetin e Azerbajxhanit. Të dy zyrtarët u takuan më parë gjatë ditës dhe diskutuan fusha të mundshme për bashkëpunim ushtarak dhe të mbrojtjes. Hasanov tha se të dy palët kishin rënë dakord të rritin bashkëpunimin në stërvitjet ushtarake dhe për shtimin e mëtejshëm të programeve të përbashkëta të mbrojtjes.