Amnesty International kërkon lirimin e Nabil Rexhep
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i69671-amnesty_international_kërkon_lirimin_e_nabil_rexhep
Amnesty International lëshoi një deklaratë duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nabil Rexheb, kreun e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2018 05:37 Europe/Tirane
  • Amnesty International kërkon lirimin e Nabil Rexhep

Amnesty International lëshoi një deklaratë duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nabil Rexheb, kreun e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn.

Amnesty International lëshoi një deklaratë në mbështetje të Nabil Rexhebit, kreut të Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Bahrejn, bën të ditur Agjencia e Lajmeve Mehr. Sipas raportit, Amnesty International në këtë deklaratë bëri thirrje për lirimin e Nabil Rexheb sa më shpejt që të jetë e mundur. Deklarata e Amnesty International thotë se është burgosur për shkak të përdorimit të lirisë së shprehjes në Bahrejn. Organizata Amnisty International ka kritikuar ashpër vazhdimin e arrestit të Nabil Raxhab, kryetarit të qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn dhe e ka quajtur këtë vendim të padrejtë dhe të dhunshëm. Gjykata e Apelit të Bahrejnit me anë të një vendimi, ka vazhduar edhe për dy vite arrestimin dhe burgimin e Nabil Raxhab, aktivistit të të drejtave të njeriut i cili ishte akuzuar dhe burgosur për shkak të disa intervistave të bëra me disa media të huaja dhe publikimit të lajmeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend. Organizata Amnisty International me anë të një deklarate, ka kritikuar këtë vendim dhe ka deklaruar: "Vazhdimi i burgut për kryetarin e qendrës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bahrejn është veprim i dhunshëm dhe i padrejtë i marrë nga aparati gjyqësor i Bahrejnit