Tjetër dështim i SHBA për ta tërhequr Iranin në KS të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70083-tjetër_dështim_i_shba_për_ta_tërhequr_iranin_në_ks_të_okb
Zv/ministri i Jashtëm iranian deklaroi se veto-ja e Rusisë kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara që synonte të ushtronte presion ndaj Iranit rreth dyshimeve se ka dërguar raketa për forcat e Jemenit, përbën një dështim tjetër për Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2018 16:44 Europe/Tirane
  • Tjetër dështim i SHBA për ta tërhequr Iranin në KS të OKB

Zv/ministri i Jashtëm iranian deklaroi se veto-ja e Rusisë kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara që synonte të ushtronte presion ndaj Iranit rreth dyshimeve se ka dërguar raketa për forcat e Jemenit, përbën një dështim tjetër për Shtetet e Bashkuara.

Projekt-rezoluta mori 11 vota pro në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, por u bllokua nga veto e Rusisë. Kina dhe Kazakistani abstenuan, ndërsa Bolivia votoi kundër. Duke folur për gazetarët të martën, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abas Erakçi, i hodhi poshtë akuzat ndaj Iranit duke i cilësuar ato  "të rreme" dhe “krejtësisht të pabaza”. "Bazuar në një raport të njëanshëm, ata kishin për qëllim të kalonin një rezolutë që gjithashtu i referohej Iranit, por ata dështuan," tha Erakçi. "Ky është një tjetër dështim i qeverisë amerikane që po bën çmos ta tërheqë Iranin në Këshillin e Sigurimit", shtoi ai. Dje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e dënoi projekt-rezolutën e sponsorizuar nga Britania dhe theksoi: "Ne nuk dërgojmë armë në Jemen, të tilla lojëra të fajësimit po zhvillohen nga ata që po nxitin flakët e luftës dhe gjakderdhjes në Jemen". Ai tha se "ajo që po ndodh në Jemen është rezultat i eksporteve të armëve nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite".