Prezantohet raketa e re anti-blind e Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70163-prezantohet_raketa_e_re_anti_blind_e_gardës_revolucionare
Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë demonstruar sot (e mërkurë) një raketë të re anti-blind të prodhuar në Iran, që mund të instalohet në helikopterët luftarakë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Prezantohet raketa e re anti-blind e Gardës Revolucionare

Forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë demonstruar sot (e mërkurë) një raketë të re anti-blind të prodhuar në Iran, që mund të instalohet në helikopterët luftarakë.

Raketa, e quajtur Azarakhsh (Vetëtima), u zbulua të mërkurën gjatë një ceremonie ku mori pjesë komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralmajor Muhamed Ali Xhafari. Ai deklaroi se forcat tokësore të Gardës Revolucionare do të pajisen me disa njësi helikopterësh të prodhuar nga specialistët iranianë dhe do të përdorin gjerësisht raketat e sofistikuara Azarakhsh.  Raketa Azarakhsh mund të përdoret në operacione ajrore me lartësi të ulët dhe kundër objektivave tokësorë. Raketa e kalibrit 127-milimetër peshon rreth 70 kg dhe është 3,096 mm e gjatë. Kjo raketë ajër-tokë dhe tokë-tokë ka një rreze prej 10 km dhe një shpejtësi maksimale 550 metra për sekondë dhe gjithashtu është e pajisur me detektor termik. Gjatë viteve të fundit, Irani ka bërë përparime të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe ka arritur vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e pajisjeve dhe sistemeve të rëndësishme ushtarake, përfshirë llojet e ndryshme të raketave.