Zarif: Radikalizmi kërcënim i ri për rajonin e Lindjes së Mesme
Sot në rajonin e Lindjes së Mesme, po përballemi me një rrezik të ri i cili është rreziku i radikalizmit.
Kështu deklaroi Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi që ai pati me iranianët me banim në Bosnje Hercegovinë. Shefi i diplomacisë iraniane pasi vuri në dukje se feja nuk ka aspak lidhje me radikalizmit shtoi: Radikalët e viteve 90-të në Evropë nuk ishin të krishterë dhe radikalët sot në Azinë Perëndimore nuk janë myslimanë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur se radikalizmi një herë ka ndezur zjarrin në Ballkan dhe shtoi se sot radikalizmi i ISIS dhe terrorizmi në rajonin e Lindjes së Mesme kanë dështuar mirëpo ekziston rreziku që vjen nga këto ide të rrezikshme që me padyshim nuk kanë lidhje me islamin. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se kultura bazë e Bosnjës është e bazuar në parimet dhe mësime islame dhe në logjikën e unitetit dhe kjo kulturë përballet me dhunën dhe nuk pranon urrejtjen. Ministri Zarif tha se Irani i ka qëndruar pranë kombit boshnjak në momente të vështira dhe shtoi; Lidhjet mes kombit iranian dhe atij boshnjak janë të ngjyrosur me gjakun e martirëve të Iranit dhe bonjës. Në përfundim të turneut të tij ballkanik, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vizitoi Bosnje Hercegovinën, ku u takua dhe bisedoi me funksionarët e lartë të këtij vendi.