Zarif: Irani i gatshëm për zgjidhjen e problemeve të rajonit
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shprehu gatishmërinë e Teheranit për zgjidhjen politike të çështjeve të rajonit.
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij më të fundit në Twitter shprehu gatishmërinë e Teheranit për zgjidhjen e çështjeve të rajonit me mjete politike dhe në të njëjtën kohë theksoi se në këtë proces është i nevojshëm vullneti dhe angazhimi serioz i të gjitha palëve dhe partnerëve. Irani që në fillim ka theksuar për zgjidhjen e krizave të Sirisë dhe Jemenit me mjete diplomatike dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për vendosjen e paqes në rajon, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Amerika dhe Evropa në vend që të nxjerrin polemika mbi programin raketor të Iranit, të ndërpresin dërgimin e armëve me vlerë miliarda dollarë në vendet e rajoni. KS i OKB nuk i ka ndaluar raketat e Iranit pasi për të parandaluar përsëritjen e vuajtjeve të popullit iranian të ngjashme me ato të agresionit të Sadam Huseinit kundër Iranit, agresion që u krye me mbështetjen e perëndimi, Irani është mbështetur në forcimin e strukturës së tij mbrojtëse, tha në fjalën e tij shefi i diplomacisë iraniane. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në mesazhin e tij në Twitter përmendi edhe takimin e tij me ministrin e jashtëm të Francës dhe tha se Evropa në vend që të përpiqet për të kënaqur Amerikën në përsëritjen e kërkesave të saj të padrejta, duhet ta detyrojë këtë vend që të zbatojë marrëveshjen bërthamore.