Boruxherdi: Plani i Amerikës për ndarjen e Sirisë, plan i dështuar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70685-boruxherdi_plani_i_amerikës_për_ndarjen_e_sirisë_plan_i_dështuar
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit deklaroi se plani i Amerikës për ndarjen e Sirisë me anë të trajnimit të terroristëve, është i destinuar të dështojë ashtu si plani për ndarjen e Irakut. 
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 10, 2018 09:48 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Plani i Amerikës për ndarjen e Sirisë, plan i dështuar

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit deklaroi se plani i Amerikës për ndarjen e Sirisë me anë të trajnimit të terroristëve, është i destinuar të dështojë ashtu si plani për ndarjen e Irakut. 

Amerika dëshiron që ISIS të qëndrojë në Siri dhe mundohet t’i shpëtojë ata si plani për shpëtimin e terroristëve në Hesake, por me padyshim do të dështojë, tha në fjalën e tij Alaudin Boruxherdi. Amerikanët kanë deklaruar se disfata e ISIS ka nevojë për disa vite mirëpo të rinjtë trima irakianë duke marrë mësime nga udhëheqësit fetare si Ajetollah Sistani bënë që Amerika të përkulet. Duke folur mbi rolin e Arabisë Saudite në mbështetje të terrorizmit, Alaudin Boruxherdi tha se Riadi është i gatshëm të japë disa herë më shumë ndihma për ta kthyer Irakun në pozitën e luftës së imponuar të Sadamit kundër Iranit.