Irani dhe Serbia rifillojnë fluturimet direkte pas 27 vjetësh
Irani dhe Serbia rifilluan fluturimet e drejtpërdrejta të shtunën pas një ndërprerjeje pothuajse 27 vjeçare.
Linja ajrore midis dy vendeve u inaugurua pasi një avion i kompanisë ajrore Iran Air u ul të shtunën në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Iran Air po ofron një shërbim të drejtpërdrejtë midis Teheranit dhe Beogradit dy herë në javë, me të gjitha fluturimet e rezervuara plotësisht deri në fund të verës, sipas njoftimeve të mediave të Serbisë. Një kompani tjetër iraniane, Keshm Air, po planifikon të nisë fluturime midis dy kryeqyteteve duke filluar nga 19 marsi. Në vitin 2017, qeveria e Serbisë njoftoi se për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për të tërhequr turistë dhe investitorë në Serbi, ajo kishte miratuar një legjislacion për të hequr vizat për qytetarët e Iranit dhe të Indisë që synonin të udhëtonin në Serbi.