Një avion turk rrëzohet në jugperëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i70819-një_avion_turk_rrëzohet_në_jugperëndim_të_iranit
Një avion privat turk u rrëzua në qytetin jugperëndimor të Iranit, Shahr-e Kord. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, 6 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2018 15:09 Europe/Tirane
  • Një avion turk rrëzohet në jugperëndim të Iranit

Një avion privat turk u rrëzua në qytetin jugperëndimor të Iranit, Shahr-e Kord. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, 6 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit.

Asnjë raport nuk është marrë ende për viktimat e mundshme të aksidentit. Avionit turk thuhet se ka pasur 11 vetë në bord. Aeroplani ishte duke shkuar në Stamboll nga Sharxhah, tha Shefi i zyrës së marrëdhënieve publike të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Reza Xhafarzade. Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, avioni i tipit Canadian Bombardier 604 ishte në pronësi të kompanisë turke Holdings Basaran. Burime turke kanë shkruar se avioni i rrëzuar mbante Mina Basharan, vajza e Husein Basharan, pronar i Holding Basaran dhe një grup miqsh. Sipas kanalit Haber Turk, ajo, së bashku me shtatë miq të saj, po kthehej pasi festoi ceremoninë e diplomimit të një miku që ishte në Dubai.