Irani e shpëtoi Irakun nga kolapsi
(last modified Wed, 14 Mar 2018 19:10:23 GMT )
Mars 14, 2018 20:10 Europe/Tirane
  • Irani e shpëtoi Irakun nga kolapsi

Bagdadi e konsideron Iranin si partnerin e tij më të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të ISIS, tha zëvendëskomandanti i Forcave Popullore të Irakut, Ebu Mahdi al-Muhandis në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA.

"Ndihma e Iranit e pengoi rënien e Irakut në duart e ISIS dhe shkatërroi të gjitha komplotet që synonin nxitjen e flakëve të një lufte sektare dhe fetare", tha al-Muhandis. "Ndërsa Iraku ishte në prag të kolapsit në vitin 2014, armët e Iranit, ndihmat ushtarake për planifikimin e luftës kundër terrorizmit e penguan rënien e Irakut", shtoi ai. "Falë pranisë së këshilltarëve ushtarakë iranianë dhe forcave libaneze të Hezbollahut, ne së pari e siguruam Bagdadin dhe më pas e pastruam rrugët e Samarës nga terroristët, meqë terroristët po përpiqeshin ta pushtonin këtë qytet", tha ky komandant i Forcave Popullore të Irakut . al-Muhandis shtoi: ” Pavarësisht nga një marrëveshje strategjike për sigurinë midis SHBA dhe Irakut, amerikanët në atë kohë mohonin ofrimin e ndonjë ndihme për qeverinë irakiane. Irani ishte i vetmi vend që qëndroi pranë Irakut, ndërsa Bagdadi nuk kishte armë dhe pajisje ushtarake dhe ushtria irakiane kishte humbur dy të tretat e forcave të saj".

 

Tags