Trump i entuziazmuar nga takimi me princin e Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i71398-trump_i_entuziazmuar_nga_takimi_me_princin_e_arabisë_saudite
Presidenti i Amerikës në pritje të princit të kurorës së Arabinë Saudite, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar shumë të mira dhe të gjera.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Mars 21, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • Trump i entuziazmuar nga takimi me princin e Arabisë Saudite

Presidenti i Amerikës në pritje të princit të kurorës së Arabinë Saudite, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar shumë të mira dhe të gjera.

Donald Trump, në takimin me Muhamed bin Selman në Shtëpinë e Bardhë tha se në kohën e Barack Obamës marrëdhëniet kanë qenë të tensionuar mirëpo sot marrëdhëniet janë shumë të mira dhe në interes të Amerikës. Amerika ka koordinim të gjerë me Arabinë Saudite në lidhje me situatën në rajon, tha në fjalën e tij Donald Trump. Presidenti amerikan gjithashtu çështjen e financimit të luftës kundër terrorizmit e cilësoi shumë të rëndësishëm dhe theksoi se autoritete të Arabisë Saudite u ka bërë të ditur se ka ardhur fundi i periudhës së financimit të terrorizmit. Kjo deklaratë e Donald Trump u bë në kohën kur Arabia Saudite si një prej aleatëve kryesore të Amerikës në rajon, është financuesja më e madhe financiare për grupet terroriste sidomos ato në Siri. Vizita e kaluar e presidentit amerikan në Riad përfundoi me nënshkrimin e kontratave me vlerë 480 miliard dollarë.