Krerët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë theksojnë respektimin e marrëveshjes bërthamore
Krerët e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë në kuadër të takimit të krerëve të BE në Bruksel theksuan respektimin e marrëveshjes bërthamore.
Sipas agjencisë Irna të lajmeve, takimi mes Theresa May, Angela Merkel dhe Emanuel Macron u mbajt dje në Bruksel. Më herët edhe Federika Mogherini shefja e diplomacisë evropiane ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj, mirëpo bota e ka kundërshtuar këtë veprim të presidentit të Amerikës.