Garda Revolucionare e Iranit nuk do të kursejë asnjë ndihmë për Palestinën
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka dënuar ashpër krimin e fundit izraelit në vrasjen e dhjetëra palestinezëve gjatë një demonstrate masive kundër pushtimit të regjimit sionist, dhe u angazhua për vazhdimin e mbështetjes së plotë të palestinezëve për t'i ndihmuar ata të rivendosin të drejtat e tyre.
Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Garda revolucionare e cilësoi "të pavlefshme dhe të pamundur" fantazinë e garantimit të stabilitetit dhe sigurisë për regjimin izraelit. "Pa dyshim, vendet myslimane e konsiderojnë rënien e grupit terrorist ISIS në rajon si një prelud për vëmendje më të madhe ndaj çështjes palestineze, ndërsa palestinezët, me lëvizjen e tyre të fundit, përcollën për botën mesazhin se ata qëndrojnë në ballë të kësaj rruge", thuhet në këtë deklaratë. "Garda e Revolucionit Islamik të Iranit, si krah i fuqishëm i kombit iranian, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar popullin mysliman të Palestinës dhe do të aktivizojë më tej kapacitetet e saj për të rivendosur të drejtat e palestinezëve", thekson deklarata. Deklarata e Gardës Revolucionare theksoi gjithashtu se përpjekjet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për të mbrojtur regjimin "fëmijëvrasës dhe të fals" izraelit janë të dënuara të dështojnë.