Siria shkatërroi mitin e pathyeshmërisë së regjimit izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i72298-siria_shkatërroi_mitin_e_pathyeshmërisë_së_regjimit_izraelit
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif theksoi se populli sirian ka shkatërruar mitin e pathyeshmërisë së regjimit izraelit nëpërmjet rezistencës së tij ndaj akteve agresive të Tel Avivit gjatë viteve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2018 17:09 Europe/Tirane
  • Siria shkatërroi mitin e pathyeshmërisë së regjimit izraelit

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif theksoi se populli sirian ka shkatërruar mitin e pathyeshmërisë së regjimit izraelit nëpërmjet rezistencës së tij ndaj akteve agresive të Tel Avivit gjatë viteve të fundit.

Zarif i bëri deklaratat duke folur me gazetarët pasi arriti në kryeqytetin turk, Ankara, ku ai dhe presidenti i Iranit Hasan Ruhani do të marrin pjesë në një samit tre-palësh mbi Sirinë. Samiti do të ndiqet gjithashtu nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. "Të gjithë duhet ta pranojnë së pari, se problemi i Sirisë duhet të zgjidhet përmes një zgjidhjeje politike dhe së dyti, të pranojnë se kjo zgjidhje politike duhet të arrihet vetëm nga populli sirian", tha Zarif. Diplomati më i lartë i Iranit shtoi: "Sigurisht, regjimi sionist i Izraelit ka vazhduar agresionin e tij kundër Sirisë, por kohët e fundit kemi dëshmuar shkatërrimin e mitit të pathyeshmërisë së regjimit sionist nëpërmjet rezistencës së popullit sirian". Më 10 shkurt, ushtria siriane rrëzoi një avion luftarak izraelit F-16 që po kthehej nga bombardimi i një baze ushtarake në Sirinë qendrore.