Prill 08, 2018 16:04 Europe/Tirane
  • Kasemi: Irani mbështet stabilitetin dhe sigurinë në Liban

Irani ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga një gazetë që kritikon rolin e RII në Liban, duke thënë se Republika Islamike ka luajtur rol pozitiv në stabilitetin dhe sigurinë e Libanit.

 "Republika Islamike e Iranit ka mbështetur gjithmonë solidaritetin, stabilitetin dhe sigurinë në Liban dhe nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të ruajtur dhe rritur unitetin midis etnive dhe grupeve politike të vendit", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane z. Behram Kasemi. Ai shtoi se pretendimet e gazetës janë në kundërshtim me qëndrimin e Iranit dhe politikat e tij që ka ndjekur në Liban gjatë katër dekadave të fundit. Irani beson se bashkëjetesa paqësore midis ndjekësve të feve hyjnore dhe etnive në Liban e ka kthyer vendin në një model për shtetet e tjera, tha Kasemi. Zëdhënësi i MPJI theksoi rëndësinë e forcimit të solidaritetit kombëtar në Liban, duke thënë: "Republika Islamike e Iranit ka ndërmarrë gjithmonë hapa në këtë drejtim". Respektimi i sovranitetit kombëtar të të gjitha vendeve, përfshirë Libanin, është parimi më i rëndësishëm në politikën e jashtme të Iranit, theksoi ai.

 

Tags