Ruhani telefonon Asadin: Sulmi amerikan, përkrahje për terrorizmin
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka denoncuar sulmet ajrore të fundit nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kundër Sirisë, duke thënë se sulme të tilla janë në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe konsiderohen si një mbështetje e hapur për terrorizmin.
"Në një kohë që terroristët po pësojnë disfata të njëpasnjëshme në Siri, një veprim i tillë agresor sigurisht do të thotë mbështetje për këto grupe të humbura", tha të shtunën Ruhani në një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar Asad. Presidenti iranian më tej theksoi se sulmet ajrore nuk ishin "një akt i ashpër i agresionit kundër tokës siriane", por një ofensivë ushtarake kundër stabilitetit të të gjithë rajonit. "Irani do të vazhdojë përpjekjet e tij në të gjitha qarqet ndërkombëtare, veçanërisht në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë, për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Siri", theksoi shefi i ekzekutivit iranian. Ai përsëri shprehu kundërshtimin e Iranit ndaj çdo lëvizjeje që synon ndryshimin e kufijve gjeografikë të Sirisë, duke thënë: "Siç kemi theksuar në mënyrë të përsëritur, prania e çdo forme të huaj në Siri pa lejen e qeverisë siriane është kundër rregullave ndërkombëtare dhe një shkelje e sovranitetit të Sirisë". Ruhani tha se asnjë fuqi e huaj nuk mund të marrë vendime për të ardhmen e Sirisë, duke shtuar se "sirianët janë vendimmarrësit kryesorë dhe Republika Islamike e Iranit do të qëndrojë pranë qeverisë siriane dhe popullit sirian". Asad, nga ana e tij, tha se sulmet me raketa nuk do të kishin ndikim mbi qeverinë dhe popullin sirian, duke shtuar se sirianët do të vazhdojnë të luftojnë terroristët. Presidenti sirian shtoi se Londra, Parisi dhe Uashingtoni kryen sulmet ajrore pasi nuk arritën qëllimet e tyre nëpërmjet mjeteve politike dhe theksuan se kwto sulme nuk u sollën atyre asnjë arritje ushtarake. Ushtria ruse tha të shtunën se SHBA, Britania dhe Franca lëshuan 103 raketa cruise, duke përfshirë Tomahawk, në Siri, por sistemet e mbrojtjes ajrore siriane arritën të kapnin 71 prej tyre.