4 roje kufitare iraniane martirizohen një përleshje me kontrabandistët
Prill 17, 2018 09:11 Europe/Tirane
Zyra e komandës së forcave kufitare në provincën Sistan dhe Baluçistan në juglindje të Iranit të martën ka njoftuar për martirizimin e 4 rojave kufitare të Iranit në një përleshje me grupet kontrabandiste.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se kolonel Abul-Hasan Zijaij në lidhje me këtë ka thënë se në këtë përleshje që ka ndodhur ditën në zonën kufitare “Rig Molk” në qytetin Mirxhah, janë plagosur edhe tre pjesëtarë të rojave kufitare. Grupet kontrabandiste të armatosura gjatë disa viteve të fundit kanë kryer veprime terroriste nga territori i Pakistanit kundër Iranit dhe kanë vrarë ose plagosur disa qytetarë dhe pjesëtarë të forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit.
Tags