Velajati: Nëse amerikanët, largohen nga marrëveshja bërthamore, edhe ne largohemi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73990-velajati_nëse_amerikanët_largohen_nga_marrëveshja_bërthamore_edhe_ne_largohemi
Një zyrtar i lartë iranian theksoi se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 duhet të zbatohet në formën e saj të tanishme, dhe shtoi se Republika Islamike nuk do të pranojë një marrëveshje që dëmton interesat e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 26, 2018 16:41 Europe/Tirane
  • Velajati: Nëse amerikanët, largohen nga marrëveshja bërthamore, edhe ne largohemi

Një zyrtar i lartë iranian theksoi se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 duhet të zbatohet në formën e saj të tanishme, dhe shtoi se Republika Islamike nuk do të pranojë një marrëveshje që dëmton interesat e Iranit.

Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë për çështjet ndërkombëtare i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, tha të enjten se Irani me siguri do të tërhiqet nga marrëveshja shumëpalëshe nëse Shtetet e Bashkuara do të largohen prej saj. "Nëse amerikanët përpiqen të shkelin marrëveshjen bërthamore, nuk është e qartë nëse Republika Islamike do të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj dhe nëse ata dalin nga marrëveshja, edhe Irani do ta lërë atë " tha Velajati.  Ai tha se nëse vendet evropiane e vënë në dyshim qëndrueshmërinë e marrëveshjes bërthamore dhe rivendosin sanksionet kundër Iranit, të cilat ishin hequr nën paktin bërthamor, ata do ta bëjnë marrëveshjen "joefektive" sa i përket interesave të Iranit. Velajati tha se do të ishte e papranueshme për Iranin nëse Presidenti i SHBA Donald Trump qëndron në marrëveshje me koston e ruajtjes së sanksioneve, siç po kërkohet nga evropianët. Ai gjithashtu mbrojti praninë legjitime të Iranit në rajon, duke thënë: "Çdo vend ka të drejtë të jetë i pranishëm në rajonin e vet dhe Azia Perëndimore është rajoni ynë".