Eragçi: Teatri i Netanjahut, qesharak dhe për fëmijë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74370-eragçi_teatri_i_netanjahut_qesharak_dhe_për_fëmijë
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj shfaqjes propaganduese të re të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist kundër Iranit, ka thënë se kjo shfaqje është qesharake dhe për fëmijë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2018 04:37 Europe/Tirane
  • Eragçi: Teatri i Netanjahut, qesharak dhe për fëmijë

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj shfaqjes propaganduese të re të Beniamin Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist kundër Iranit, ka thënë se kjo shfaqje është qesharake dhe për fëmijë.

Mbrëmjen e së hënës, Beniam Netanjahu bëri një shfaqje të re propaganduese kundër Iranit duke paraqitur disa foto, dokumente dhe CD dhe ka pretenduar se Irani ka program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Kryeministri i regjimit sionist pa përmendur depozitimin e qindra bombave atomike nga ana e Tel Avivit, pretendoi se Irani edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamor ka gënjyer dhe ka vazhduar përpjekjet e tij në mënyrë të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Kjo shfaqje qesharake propaganduese e Netanjahut, bëhet në kohën kur ANEA deri tani ka konfirmuar disa herë karakterin paqësor të programit bërthamor të Iranit. Sejed Abas Eragçi, tha se dokumentet e prezantuara prej Netanjahut janë të sajuara dhe të pavërteta dhe theksoi se kjo lëvizje e kryeministrit të regjimit sionist është një teatër që ka për qëllim të ndikojë në vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me marrëveshjen bërthamore. Trump ka afat deri më 12 maj që të marrë vendim për qëndrimin ose jo të Amerikës në marrëveshjen bërthamore. 6 vjet më parë Netanjahu në fjalimin e tij në AP të OKB me një pikturë ka pretenduar se Irani është duke arritur vijën e kuqe për prodhimin e bombës atomike.