Teatri i përrallave të Netanjahut, reagon Mogherini
(last modified Tue, 01 May 2018 07:08:08 GMT )
May 01, 2018 09:08 Europe/Tirane
  • Teatri i përrallave të Netanjahut, reagon Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të BE, duke reaguar ndaj shfaqjes propaganduese të re të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, kundër Iranit ka thënë se Republika Islamike e Iranit  ka zbatuar marrëveshjen bërthamore.

Federika Mogherini pasi theksoi se ANEA deri tani ka nxjerrë 10 raporte ku konfirmohet zbatimi I angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, tha se Irani nuk e ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Shefja e politikës së jashtme të BE tha se ANEA është i vetmi organ kompetent për monitorimin e programit bërthamor të Iranit dhe shtoi se marrëveshja bërthamore bazohet në vërtetësinë e testimeve dhe monitorimin e fakteve. Kryeministri i regjimit sionist, mbrëmjen e së hënës bëri një shfaqje të re propaganduese kundër Iranit duke paraqitur disa foto, dokumente dhe CD dhe ka pretenduar se Irani ka program të fshehtë për prodhimin e bombës atomike. Teatri me përralla I Netanjahut u bë menjëherë pas vizitës së Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit në Palestinën e pushtuar dhe tregoi se duart e Donald Trump janë bosh dhe ai nuk mund të nxjerrë pretekstin për daljen nga marrëveshja bërthamore. Trump gjithmonë ka dalë kundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, të cilën e konsideron të tmerrshme dhe kërkon anulimin e saj.

Tags