Shkelja e marrëveshjes bërthamore diskrediton Amerikën
Një ligjvënës i lartë iranian deklaroi se çdo shkelje e një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore të nënshkruar midis Iranit dhe grupit të vendeve të G5 + 1 në vitin 2015 do të minojë më tej kredibilitetin e Amerikës në botë.
"Çdo shkelje apo kërcënim nga SHBA për të shkelur marrëveshjen bërthamore, do të dëmtojë praktikisht kredibilitetin ndërkombëtar të vendit dhe do të provojë se SHBA nuk mund të besohet në skenën ndërkombëtare" tha të shtunën kryetari i Komitetit të Parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme Alaedin Boruxherdi. Ai më tej tha se presidenti amerikan do të humbiste "lojën" që ai po luan lidhur me marrëveshjen bërthamore. "Nëse amerikanët do të vendosin sanksione duke larguar nga marrëveshja bërthamore ose duke shkelur marrëveshjen, vazhdimi i kufizimeve për vendin tonë nuk do të jetë i justifikueshëm duke pasur parasysh faktin se kjo është një marrëveshje e dyanshme", vuri në dukje Boruxherdi. Ai shtoi se Irani ka parashikuar masat e nevojshme që do të zbatojë në bazë të vendimeve të SHBA-së pas 12 majit.