Mogherini: BE ka vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74964-mogherini_be_ka_vendosur_të_ruajë_marrëveshjen_bërthamore
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se blloku është "i vendosur të ruajë" marrëveshjen bërthamore me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2018 16:53 Europe/Tirane
  • Mogherini: BE ka vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se blloku është "i vendosur të ruajë" marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Mogherini e bëri këtë deklaratë të martën pak pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Udhëheqësit europianë kanë paralajmëruar se, tërheqja e Shteteve të Bashkuara do të zhbënte vite të tëra punë, që çuan drejt marrëveshjes historike të qëndrueshme që është ratifikuar edhe nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB.