Ministri Zarif arrin në Bruksel
(last modified Tue, 15 May 2018 08:33:15 GMT )
May 15, 2018 10:33 Europe/Tirane
  • Ministri Zarif arrin në Bruksel

Ministri I jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në ditën e tretë të turneut të tij për negociatat mbi marrëveshjen bërthamore, të hënën ka arritur në aeroportin e Brukselit.

Muhamed Xhavad Zarif, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të takohet me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Anglisë si dhe me shefen e politikës së jashtme të BE Federika Mogherini, me të cilët do të bisedojë për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore. Përpara vizitës në Bruksel, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar vizita dhe takime me autoritetet e Rusisë dhe të Kinës. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në kuadër të bisedimeve rreth marrëveshjes bërthamore, ka shkuar në Moskë të Rusisë. Muhamed Xhavad Zarif më herë vizitoi Pekinin ku diskutoi me autoritetet kineze rreth marrëveshjes bërthamore. Gjatë qëndrimit në Moskë, shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë me të cilin do të diskutojë për garancitë e nevojshme për ruajtjen e interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Turneu i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ka nisur ditën e shtunë i cili pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shkoi në Kinë për të diskuar mbi situatën e krijuar. Gjatë qëndrimit në Kinë, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me homologun e tij kinez Wang Yi. Në ditët në vazhdim shefi i diplomacisë iraniane pritet të takohet me ministrat e jashtëm të Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe me shefen e politikës së jashtme të BE. Donald Trump mori vendim për daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore, vendim që është dënuar si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës. Ai për kthimin e sanksioneve kundër Iranit ka lënë një afat prej 3-6 muaj.

Tags