Ruhani: SHBA synon t'i imponohen botës
May 15, 2018 16:52 Europe/Tirane
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se të gjitha vendet, veçanërisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duhet të qëndrojnë përballë veprimit të "paligjshëm dhe të palogjikshëm" të Shteteve të Bashkuara për t'u tërhequr marrëveshja bërthamore që Teherani nënshkroi me fuqitë botërore në vitin 2015.
"Irani mund të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore, vetëm nëse përfiton plotësisht prej saj," tha të martën Presidenti Ruhani gjatë marrjes së letrave kredencialeve të ambasadores së akredituar të Estonisë në Teheran, Marine Möttus. Ai paralajmëroi se me një lëvizje "jologjike dhe të paligjshme", SHBA kërkon të zbatojë ligjet e saj të brendshme në pjesë të tjera të botës.
Tags