Ruhani niset drejt Stambollit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75756-ruhani_niset_drejt_stambollit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit është nisur drejt Stambollit të Turqisë për të marrë pjesë në takimin jashtëzakonshëm të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 18, 2018 07:48 Europe/Tirane
  • Ruhani niset drejt Stambollit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit është nisur drejt Stambollit të Turqisë për të marrë pjesë në takimin jashtëzakonshëm të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamike.

Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të premten me ftesë së Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, dhe për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që zhvillohet për të shqyrtuar zhvillimet në Palestinë dhe veprimet kriminale të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës, u nis drejt Stambollit. Krerët dhe përfaqësuesit e mbi 40 vendeve do të marrin pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Në këtë kudër, ditën e enjte u zhvillua takimi i ekspertëve të lartë të këtij takimi në Stamboll përfaqësuesit e vendeve islamike kanë hartuar projektdeklaratën e takimit të jashtëzakonshëm që zhvillohet gjithashtu të premten në nivel të ministrave të punëve të jashtëm dhe krerëve të vendeve islamike.