Zarif: martirizimi i infermieres palestineze, paturpsi e regjimit sionist
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj martirizimit të një infermiere palestineze dhe atë e ka cilësuar paturpësi të regjimit sionist.
Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh në Twitter përmendi veton e përdorur nga Amerika në KS të OKB kundër një rezolute që dënonte krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve dhe tha: Në kohën kur regjimi sionist dërgon mesazhe idioteske kundër iranianëve dhe në kohën kur amerikanët mbështetës të këtij regjimi anulojnë një rezolutë e cila dënon veprimet vdekjeprurëse të forcave sioniste kundër protestuesve paqësore palestinezë, snajperistët sionistë kanë martirizuar një infermiere dhe kjo është paturpësia më e madhe. Një infermiere e re palestineze është vrarë kur forcat ushtarake izraelite hapën zjarr mbi një grup protestuesish që morën pjesë në një protestë anti-okupuese pranë kufirit midis Rripit të rrethuar të Gazës dhe territoreve të okupuara. Burimet mjekësore palestineze, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se 21 vjeçarja Razan Ashraf al-Najjar ishte duke marrë pjesë në kurimin e të plagosurve palestinezë në lindje të Khan Yunis, që ndodhet rreth 25 kilometra në jug të qytetit të Gazës, kur ushtarët izraelitë e qëlluan, njofton agjencia e lajmeve Palestina al-Yaom në gjuhën arabe. Najjar u plagos rëndë si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë menjëherë. Të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që kur filloi "Marshi i Madh i Kthimit" në Rripin e Gazës më 30 mars.