Shamkhani: Irani hedh poshtë raportet e dyshuara për negociata me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77094-shamkhani_irani_hedh_poshtë_raportet_e_dyshuara_për_negociata_me_izraelin
Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare të iranit ka thënë se llojet e tilla të thashethemeve të pabazuara janë përpjekje të dështuara për të legjitimuar regjimin sionist dhe për të dobësuar dëshirën e rezistencës aktuale kundër Izraelit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 03, 2018 15:25 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Irani hedh poshtë raportet e dyshuara për negociata me Izraelin

Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare të iranit ka thënë se llojet e tilla të thashethemeve të pabazuara janë përpjekje të dështuara për të legjitimuar regjimin sionist dhe për të dobësuar dëshirën e rezistencës aktuale kundër Izraelit.

Ali Shamkhani tha se raporti i dyshuar i medias është një reagim ndaj disfatës së terroristëve takfiristë në rajon. Ai tha se nuk mund të ndalet regjimi agresiv dhe ekspansionist sionist nëpërmjet kompromisit. Një mysliman besnik nuk hyn në negociata me sionistët, vuri në dukje Shamkhani. Ditë më parë edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet e disa mediave se Irani ka zhvilluar "bisedime indirekte" me regjimin izraelit lidhur me krizën në Siri, duke thënë se pretendimet e tilla synojnë të largojnë vëmendjen e opinionit publik nga mizoritë izraelite. "Ky pretendim është krejtësisht i gabuar dhe trillim mediatik", tha të hënën z. Behram Kasemi.