Nata e Kadrit dhe nata e martirizimit të Imam Aliut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77262-nata_e_kadrit_dhe_nata_e_martirizimit_të_imam_aliut
Sonte është nata e 21-të e muajit të shenjtë të Ramazanit, nata e dytë e Kadrit dhe njerëzit e të gjitha rajoneve të Iranit mblidhen nëpër xhamitë dhe vendet e tjera të adhurimit, për të marrë pjesë në ceremonitë e kësaj nate madhështore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Nata e Kadrit dhe nata e martirizimit të Imam Aliut

Sonte është nata e 21-të e muajit të shenjtë të Ramazanit, nata e dytë e Kadrit dhe njerëzit e të gjitha rajoneve të Iranit mblidhen nëpër xhamitë dhe vendet e tjera të adhurimit, për të marrë pjesë në ceremonitë e kësaj nate madhështore.

Nesër (e mërkurë) 21 i Ramazanit 1439 hixhri kameri, që përkon me 6 qershor 2018, është edhe përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (as), Imamit të parë të myslimanëve shi'itë të botës. Në agimin e ditës së 19-të të Ramazanit, Ibn Mulxham Moradi, pjesëtar i grupit Khavarixh, e goditi në kokë me shpatë të helmuar Imamin e ndritur, ndërsa Imam Aliu  po falte namazin e mëngjesit. Imami i parë i myslimanëve shi'itë, si pasojë e plagës së rëndë u martirizua dy ditë më vonë, në ditën e 21-të  të muajit të shenjtë të Ramazanit. Nata e nëntëmbëdhjetë, njëzet e një dhe njëzet e tre e muajit të shenjtë të Ramazanit janë netët e Kadrit dhe myslimanët gjatë gjithë natës tubohen nëpër xhami duke lexuar Kur'an dhe duke iu lutur Zotit të Madhërishëm.