Larixhani: Izraeli ka frikë nga fuqia e rezistencës
(last modified Fri, 08 Jun 2018 11:38:00 GMT )
Qershor 08, 2018 13:38 Europe/Tirane
  • Larixhani: Izraeli ka frikë nga fuqia e rezistencës

Kryetari i parlamentit të RII z. Ali Larixhani tha se vetëdijesimi dhe rezistenca e popullit palestinez kanë shqetësuar regjimin sionist dhe ky regjim e ka kuptuar se siguria e tij është e brishtë.

"Sot lëvizja e rezistencës ka fituar shumë më tepër pushtet dhe komplotet e regjimit sionist janë zbehur", tha ai duke ju drejtuar një turme të madhe të adhuruesve të lutjeve të së premtes në Teheran. Zyrtari iranian tha se regjimi sionist pretendon se grupi terrorist ISIS i ka dobësuar muslimanët. 'Supozimi nuk është më shumë se një iluzion', tha z. Larixhani. Sot po shihet se regjimi sionist është tepër i shqetësuar dhe arsyeja është fuqia në rritje e rezistencës, tha ai. Treshja e keqe po përpiqet t’a shtyjë Iranin në qorrsokak, por ata duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo do të çojë në pasigurinë e tyre, tha z. Larixhani. Populli i Iranit në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit me rastin e ditës botërore të Kodsit, ka marrë pjesë në nivel të gjerë në marshin protestues të ditës botërore të Kodsit me motot “Dita botërore e Kodsit, fitorja e frontit të Rezistencës, thyerja e komplotit amerikano-sionist, vendosmëria e popullit të Palestinës për kthim” ashtu si në vitet e kaluara, kanë hedhur sloganet si “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”, “Vdekje regjimit Al Saud dhe tradhtarëve të rajonit” dhe kanë vazhduar sloganet për çlirimin e Palestinës dhe Kodsit të shenjtë.

 

Tags