Autoritetet iraniane theksojnë mbi  mbështetjen e aspiratave të popullit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77508-autoritetet_iraniane_theksojnë_mbi_mbështetjen_e_aspiratave_të_popullit_palestinez
Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit dënuan sot krimet e regjimit sionist në territoret e okupuara, ku së bashku me popullin iranian ndoqën Ditën botërore të Kudsit në mbështetje të realizimit të aspiratave të popullit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2018 18:52 Europe/Tirane
  • Autoritetet iraniane theksojnë mbi  mbështetjen e aspiratave të popullit palestinez

Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit dënuan sot krimet e regjimit sionist në territoret e okupuara, ku së bashku me popullin iranian ndoqën Ditën botërore të Kudsit në mbështetje të realizimit të aspiratave të popullit palestinez.

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani të premten para nisjes së tij për në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tha: "Çlirimi i Kudsit dhe çlirimi i tokave palestineze janë aspirata të të gjithë muslimanëve dhe ata kurrë nuk do t’a harrojnë këtë aspiratë". Ajetollah Sadek Amoli Larixhani, kreu i gjyqësorit iranian, i cili mori pjesë në tubimet e Ditës së Kudsit, e konsideroi praninë masive të njerëzve si një mesazh të rëndësishëm për shtetet arrogante dhe theksoi se populli iranian do të mbrojë të drejtën themelore të popullit palestinez dhe se regjimi i okupator sionist shumë shpejt do të zhduket nga rruzulli tokësor. Ajatollah Ahmad Xheneti, kryetar i Asamblesë së Ekspertëve, gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli së shpejti do të shkatërrohen, duke shtuar: "Epoka e sundimit të regjimit Al Saud do të përfundojë dhe Kudsi i shenjtë do të jetë në duart e palestinezëve". Nënpresidenti i parë i Iranit, Is’hak Xhehangiri, tha se lëvizja e presidentit amerikan për të transferuar ambasadën në Jeruzalem, ka bërë që kombet muslimane të bëhen më të ndjeshme ndaj Ditës së Kudsit. Gjenerali Mohamed Bagheri, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane, tha: "Transferimi i Ambasadës Amerikane në Jeruzalem nuk mund të dobësoj idealin e myslimanëve, që është rrëzimi i regjimit sionist. "Ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me regjimin sionist", tha gjeneral brigade, Kiumars Heidari, komandant i forcave tokësore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar mbi autoritetin e tanishëm të botës islamike. Gjenerali Sejed Jahja Rahim Safavi, Ndihmësi dhe këshilltari i lartë i komandantit suprem të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi: Strategjia e të drejtës për t'u kthyer, uniteti i myslimanëve dhe vazhdimi i xhihadit është strategjia e vetme për shpëtimin e Kudsit të shenjtë dhe të gjithë territorit palestinez. "Regjimi sionist po kërcënon jo vetëm Palestinën, por gjithë botën islame", tha gjeneral Hosein Salami, zëvendës komandant i Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit, duke thënë se politika amerikane është e lidhur ngushtë me interesat e regjimit sionist. Gjeneral Amir Ali Haxhizadeh, komandant i forcave ajrore të Sepahut, gjithashtu theksoi: "Veprimi më i mirë i muslimanëve është ruajtja e unitetit dhe nëse kjo ndodh, me siguri do të shkatërrohet regjimi sionist". Gjenerali Gholam Hosein Gheibparvar, kryetar i organizatës Basixh Mostazafin, gjithashtu iu referua transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem si një gabim strategjik. Ky gabim i madh e ka bërë Ummetin Islam më koherent. Dita botërore e Kudsit u mbajt të premten në Iran dhe në vende të tjera të botës.