Irani nuk do të presë premtimet pa afat të Europës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77670-irani_nuk_do_të_presë_premtimet_pa_afat_të_europës
Kryetari i Parlamentit iranian z. Ali Larixhani deklaroi të dielën se Republika Islamike nuk do të presë premtimet pa afat të Europës, duke u bërë thirrje vendeve evropiane që "të shprehin në mënyrë eksplicite dhe të shpejtë" vendimet e tyre për marrëveshjen bërthamore  pas tërheqjes së SHBA nga kjo marrëveshje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 10, 2018 17:41 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të presë premtimet pa afat të Europës

Kryetari i Parlamentit iranian z. Ali Larixhani deklaroi të dielën se Republika Islamike nuk do të presë premtimet pa afat të Europës, duke u bërë thirrje vendeve evropiane që "të shprehin në mënyrë eksplicite dhe të shpejtë" vendimet e tyre për marrëveshjen bërthamore  pas tërheqjes së SHBA nga kjo marrëveshje.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Larixhani shtoi se autoritetet iraniane po ndjekin me kujdes kërkesat e kombit, duke vënë në dukje, megjithatë, se koha po mbaron për negociatat me Europën mbi marrëveshjen bërthamore. Ai tha se nëse Evropa mendon se është në gjendje të shpëtojë marrëveshjen bërthamore, duhet të deklarojë vendimin e saj në mënyrë eksplicite dhe të shpejtë. "Përndryshe, Republika Islamike e Iranit do të marrë hapa të mëtejshëm qoftë në fushën bërthamore apo në çështje të tjera", vuri në dukje kryetari i Parlamentit iranian. Ai gjithashtu dënoi përpjekjet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për të detyruar tre vendet evropiane (Britaninë, Francën dhe Gjermaninë) që ashtu si SHBA të shkelin marrëveshjen bërthamore. "Duket se pas disfatës së terroristëve në Irak dhe Siri, regjimi izraelit kërkon të krijojë një krizë tjetër në Lindjen e Mesme në mënyrë që të mbulojë problemet e brendshme dhe të jashtme të tij", tha Larixhani.