Presidenti i Republikës Islamike të Iranit kthehet në Teheran
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili kishte shkuar në kinë për të marrë pjesë në takimin e radhës së krerëve të organizatës për bashkëpunimin ekonomik Shangai, sot është kthyer në Teheran.
Hasan Ruhani, të shtunën dhe të dielën ka qëndruar në qytetin Chingdao ku mori pjesë në takimin e krerëve të organizatës së bashkëpunimit ekonomik Shangai. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim theksoi se sanksionet e njëanshme dëmtojnë tregtinë e ligjshme ndërkombëtare dhe shtoi se përpjekjet e Amerikës për tu imponuar të tjerëve politikat e saj përbëjnë rrezik në rritje, pasi ky vend nuk u kushton rëndësi normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe rasti më i fundit është dalja nga marrëveshja bërthamore. Gjatë qëndrimit në Kinë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit është takuar me krerët e organizatës së bashkëpunimit ekonomik Shangai, si të Kinës, Rusisë, Afganistanit, Pakistanit, Mongolisë, Bjellorusisë dhe kryeministrin e Indisë. Vlen të theksohet se organizata e bashkëpunimit ekonomik Shangai është formuar në vitin 2001, ku Irani është anëtar vëzhgues.