Presidenti iranian uron homologët myslimanë për Fitër Bajramin
(last modified Thu, 14 Jun 2018 17:24:53 GMT )
Qershor 14, 2018 19:24 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian uron homologët myslimanë për Fitër Bajramin

Presidenti i Iranit, z. Hasan Ruhani, në mesazhe të ndara për kryetarët e shteteve islamike, i uroi ata për Fitër Bajramin, që festohet nga myslimanët në mbarë botën për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazh, Presidenti Ruhani uroi për prosperitet për të gjithë besimtarët që zbatuan urdhrat e të Plotfuqishmit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidenti Ruhani shprehu gjithashtu shpresën për të dëshmuar solidaritet midis myslimanëve të botës në luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit. Ai shprehu besimin për rikthimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë globin. Presidenti Ruhani gjithashtu uroi forcimin e dinjitetit dhe prosperitetit të muslimanëve të botës.

 

Tags