Ruhani: Palestina do t'u kthehet pronarëve të saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77980-ruhani_palestina_do_t'u_kthehet_pronarëve_të_saj
Presidenti i Iranit, z. Hasan Ruhani, në një mesazh për kombin e madh iranian të enjten tha se beson se toka e Palestinës do të rikthehet tek pronarët e saj me ndihmën e të Plotfuqishmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 15, 2018 01:38 Europe/Tirane
  • Ruhani: Palestina do t'u kthehet pronarëve të saj

Presidenti i Iranit, z. Hasan Ruhani, në një mesazh për kombin e madh iranian të enjten tha se beson se toka e Palestinës do të rikthehet tek pronarët e saj me ndihmën e të Plotfuqishmit.

Ai gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen masive të iranianëve në Ditën Ndërkombëtare të Kudsit për të shprehur solidaritetin me palestinezët e shtypur. "Fitër Bajrami është një ditë kur monoteizmi fiton mbi dëshirat. Është një festival i lavdishëm për besimtarët që kanë arritur të tregojnë përkushtimin e tyre të sinqertë para të Plotfuqishmit në mënyrën më të mirë dhe më të bukur ", tha Presidenti Ruhani. Pjekuria e kombit iranian qëndron në faktin se ata e shohin muajin e bekuar të Ramazanit përtej kufizimeve etnike dhe kombëtare, duke e konsideruar atë si një festival suprem  ndërkombëtar, tha Presidenti i Iranit, duke vënë në dukje se në këtë ditë kombi iranian ndan lumturinë e tij me të gjithë myslimanët e botës. Më parë, Presidenti Ruhani, në mesazhe të ndara për krerët e shteteve islamike, i përgëzoi ata për festën e Fitër Bajramit, që kremtohet nga myslimanët e botës për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.