Gjeneral Salami: Armiku ka humbur të gjitha aftësitë për të luftuar Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78448-gjeneral_salami_armiku_ka_humbur_të_gjitha_aftësitë_për_të_luftuar_iranin
Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare tha se armiku ka humbur të gjitha aftësitë e tij për të luftuar Iranin, dhe shtoi se armiku është i skaduar dhe do të shkatërrohet së shpejti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2018 05:23 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Armiku ka humbur të gjitha aftësitë për të luftuar Iranin

Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare tha se armiku ka humbur të gjitha aftësitë e tij për të luftuar Iranin, dhe shtoi se armiku është i skaduar dhe do të shkatërrohet së shpejti.

Gjeneral Husein Salami, natën e së enjtes në Universitetin Ferdousi të Mashhadit (Irani verilindor), tha se armiku nuk ka mundësi të përfshihet në luftën kundër Iranit për shkak të fuqisë së Republikës Islamike dhe shtoi: "Të gjithë komponentët strategjik të armikut janë nën kontrollin e Republikës Islamike dhe armiqtë e dinë se lufta me Iranin ka përmasa globale dhe ndryshon fuqinë në botë. Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare tha: "Ndikimi i Iranit në rajon është i paeliminueshëm dhe armiku dëshiron ta godas Iranin duke ndërprerë ndikimin rajonal të Revolucionit Islamik. Gjeneral Salami vuri në dukje se amerikanët kanë shpenzuar shtatë mijë miliardë dollarë në Irak dhe Siri dhe nuk arritën të marrin ndonjë përfitim ashtu saç ka pohuar edhe presidenti amerikan, gjë që tregon se Irani fiton në zhvillimet në rajon. Ai theksoi se boshti i rezistencës islamike është formuar pranë kufijve të regjimit sionist dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk janë në gjendje të përballojnë këtë pushtet ndërkombëtar të islamit. Zëvendës Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare tha: "Thelbi i rezistencës islame është forca preventuese revolucionit dhe sistemit islamik, i cili ka bërë të mundur dështim në përmbushjen e qëllimeve dhe aspiratave të regjimit izraelit".