Zarif dhe Mekdad diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78780-zarif_dhe_mekdad_diskutojnë_zhvillimet_e_fundit_në_siri
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad në një takim që zhvilluan të martën në Teheran diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 26, 2018 19:47 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Mekdad diskutojnë zhvillimet e fundit në Siri

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal Mekdad në një takim që zhvilluan të martën në Teheran diskutuan zhvillimet e fundit në Siri.

Sipas një raporti të Departamentit të Mediave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të dy palët diskutuan situatën e fundit të betejës kundër terrorizmit dhe zgjidhjen politike të krizës siriane si dhe shkëmbyen pikëpamje për çështje të tjera në rajon. Mekdad ishte takuar tashmë me z. Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, ku zhvilloi bisedime mbi çështjet rajonale dhe zhvillimet më të fundit në Siri. Roli i Iranit në procesin e rindërtimit të Sirisë është një nga qëllimet kryesore të vizitës së zv/ministrit të Jashtëm sirian në Teheran.