Takimi i grupit terrorist MEK në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i78992-takimi_i_grupit_terrorist_mek_në_paris
Takimi vjetor i grupit terrorist MEK ashtu si çdo vit është organizuar me pjesëmarrës dhe oratorë që janë marrë me qera.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2018 10:07 Europe/Tirane
  • Takimi i grupit terrorist MEK në Paris

Takimi vjetor i grupit terrorist MEK ashtu si çdo vit është organizuar me pjesëmarrës dhe oratorë që janë marrë me qera.

Grupi terrorist MEK për të treguar se vazhdon të jetë një grup anti-revolucionar dhe kundër Republikës Islamike të Iranit, çdo vit organizon një takim duke ftuar ish politikanë evropianë dhe amerikanë dhe duke mbledhur disa njerëz në nevojë nga vende të ndryshme të botës. Gazeta Guardian në një raport të saj mbi këtë takim thotë: Rreth gjysma e pjesëmarrësve në këtë takim ishin shtetas nga Polonia, Çekia, Sllovakia, Gjermania dhe Siria të cilët vetëm nëpërmjet një reklame në Facebook dhe pasi kanë marrë premtime për akomodimin falas në Paris dhe kundrejt 25 eurove kanë marrë pjesë në këtë takim. Përveç kësaj me qindra emigrantë sirianë në Gjermani, janë tërhequr të marrin pjesë në këtë takim nëpërmjet reklamës në Facebook. Guardian shkruan se shumë nga pjesëmarrësit e takimit, dremisnin nën trungjet e pemëve. Takimi vjetor në Paris dhe në disa qytete të tjera evropiane gjithmonë është shoqëruar me prapaskena. Një prej këtyre prapaskenave është marrja me qera e personave që mbajnë fjalim në këtë takim. Të gjithë ata që kanë mbajtur fjalim në takim janë figura anti-iranaine dhe kundër popullit iranian që me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre mundohen të tregojnë se mbrojnë interesat e kombit iranian. Agjencia informative Associated Press në vitin 2015 duke analizuar takimin e grupit terrorist MEK në Berlin ka thënë: Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e grupit MEK janë mbledhur pas një organizimi të bërë nëpër shkollat e Polonisë dhe Çekisë. Personat e mbledhur në këto vende janë ftuar të marrin pjesë në sallën e organizimit të takimit pasi atyre u është premtuar akomodim falas në Berlin. Një vajze e re siriane, gazetës Guardian i ka thënë: Ne këtë fushatë e kemi parë në Facebook dhe pranuam që në ditë pushimi të marrim pjesë në të. Unë deri tani nuk kam ardhur në Paris dhe nuk di asgjë për këtë grup (MEK). Takimi i sivjetshëm i grupit terrorist MEK në Paris kishte një ndryshim me takimet e mëparshme dhe ajo është pjesëmarrja e këshilltari të afërt të presidentit amerikan. Këshilltari i Donald Trump, ka mbajtur fjalim në mitingun e grupit terrorist MEK. Ai i cili është një prej folësve me para për grupin terrorist MEK, edhe njëherë ka përsëritur premtimet e dështuara të viteve të kaluara dhe pretendoi se qeveria e Iranit i është afruar rrëzimit. Më parë mediat amerikane kanë raportuar se Rudy Giuliani edhe në kohën kur grupi terrorist MEK ndodhej në listën e organizatave terroriste, ka marrë para nga ky grup terrorist. Rudy Giuliani ka thënë: "Unë u garantojë juve që sanksionet do të bëhen më të ashpra dhe më të gjera". Në kohën kur hulumtimet e ndryshme duke përfshirë edhe hulumtimet e vet Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë se terroristët e MEK nuk gëzojnë kurrfarë mbështetje dhe janë të urryer në mesin e shtresave të ndryshme të popullit të Iranit dhe lëvizjeve politike të këtij vendi, Rudy Giuliani këtë grup e ka quajtur përsëri si alternativ për sistemin shtetëror të Iranit. Rudy Giuliani gjithashtu grupin terrorist MEK e quajti "mbrojtës së të drejtave të njeriut" në kohën kur në qarqe të ndryshme të ekspertëve në botë ky grup quhet grup terrorist për shkak të kaluarës së tij të dhunshme dhe terroriste. Mbështetja e Amerikës dhe e vendeve evropiane për organizatën terroriste MEK përbën një paradoks të qartë me pretendimet e tyre për luftën kundër terrorizmit. Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e të paktën 17 figurave politike, revolucionare dhe njerëz të thjeshtë në Iran. Takimi i Parisit u organizua njëkohësisht me një prej krimeve më të madha të grupit terrorist MEK. Në qershor të vitit 1981 për shkak të bombës së vendosur në zyrën qendrore të partisë Republika Islamike në Iran, më shumë se 70 perosna u martirizuan mes tyre dr. Shariati kreu i sistemit juridik të Iranit. Qeveritë perëndimore nuk kanë aspak dyshim në karakterin terrorist të grupit MEK. Bill Klinton në vitin 1997 grupin terrorist MEK e futi në listën e grupeve terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama në vitin 2012 për ta përdorur këtë grup për qëllime politike dhe spiunazhi dhe për të ushtruar presione mbi iranian, grupin terrorist MEK e hoqi nga lista e grupeve terroriste të Uashingtonit. Sot Donald Trump, këtë grup i cili urrehet tejamse nga populli iranian, mundohet ta përdorë për të realizuar politikat e tij kundër Iranit.