Kharazi: Grupet terroriste po shkojnë drejt Afganistanit
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit deklaroi se grupet terroriste pas disfatës në Siri dhe Irak, po drejtohen drejt Afganistanit dhe Afrikës Veriore.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sejed Kamal Kharazi në sesionin e shtatë të Forumit Botëror të paqes në Pekin, tha se me besnikërinë e forcave irakiane, siriane, iraniane, libaneze dhe të vullnetarëve të tjerë, grupi terrorist ISIS u shkatërruar, mirëpo nuk është ndal kjo rrymë ideologjike dhe prodhimet e saj. Kamal Karazi shtoi: "Duke marrë parasysh faktin se në strategjinë kombëtare të Amerikës vendet si Kina, Rusia dhe Irani janë konsideruar kërcënim kundër SHBA, atëherë shtimin e veprimeve terroriste të ISIS duhet ta konsiderojmë si një çështje serioze. Rrënjët ideologjike të grupeve ekstremiste janë në vehabizmin e predikuar nga Arabia Saudite. Prandaj edhe autoritetet amerikane shumë herë kanë pohuar edhe rolin e vendit të tyre në krijimin e grupeve terroriste si ISIS në Azinë Perëndimore duke bashkëpunuar me vendet arabe të rajonit. Shkëmbimi i informacioneve dhe marrja e masave të koordinuara mes Iranit, Pakistanit, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera të Azisë Qendrore për të luftuar kundër ISIS në Afganistan, është e domosdoshme. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe mediat për informimin e opinionit publik për rreziqet e lëvizjes ideologjike takfiriste".