Arabia Saudite vazhdon agresionet ushtarake, Spanja kritikohet për armatosjen e Riadit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79590-arabia_saudite_vazhdon_agresionet_ushtarake_spanja_kritikohet_për_armatosjen_e_riadit
Në kuadër të kontratave për armatime me vendet perëndimore, Arabia Saudite së fundi ka nënshkruar një kontratë për të blerë armatime nga Spanja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2018 04:33 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon agresionet ushtarake, Spanja kritikohet për armatosjen e Riadit

Në kuadër të kontratave për armatime me vendet perëndimore, Arabia Saudite së fundi ka nënshkruar një kontratë për të blerë armatime nga Spanja.

Ditën e premte kompania e industrisë ushtarake të Arabisë Saudite, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë qeveritare të prodhimit të anijeve Navantia të Spanjës. Kontrata konsiston në blerjen e 5 anijeve luftarake të tipi Avante 2200. Anijet do t’i dorëzohen Arabisë Saudite deri në vitin 2022. Një prej karakteristikave të Arabisë Saudite është varësia e saj tek fuqitë e huaja për garantimin e sigurisë. Arabia Saudite për të marrë garanci sigurie nga vendet perëndimore, shpenzon dollarët e nxjerra nga shitja e naftës për blerjen e armatimeve. Ndërkohë shitja e armatimeve është një prej burimeve kryesore të të ardhurave të  vendeve perëndimore. Sipas raportit të institut hulumtues ndërkombëtar të paqes, Arabia Saudite, në 5 vitet e kaluara ka qenë importuesi i dytë më i madh në botë i armatimeve dhe blerja e armatimeve për një vit është shtuar me 212%. Në këto kushte Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, ka deklaruar se Riadi në vit shpenzon 70 miliard dollarë për blerjen dhe importimin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Ndër vendet perëndimore Amerika është e para që përfiton më shumë nga shitja e armëve për Arabinë Saudite. Vetëm në një vizitë të Donald Trump gjatë muajit Maj të vitit 2017 në Arabinë Saudite, u nënshkrua kontrata për blerjen e 460 miliard dollarë armatime, prej të cilave 110 miliard dollarë të kësaj kontrate përdorur menjëherë ndërsa 350 miliard dollarë do të shfrytëzohen në një periudhë prej 10 vitesh. Mirëpo edhe vendet e tjera perëndimore mes tyre Spanja nuk kanë qëndruar duarkryq. Gjatë vizitës së Muhamed bin Selman në muajin prill në Spanjë të dy vendet nënshkruan një kontratë me vlerë 2.2 miliard dollarë për shitjen e anijeve luftarake Arabisë Saudite. Sipas kontratës në fjalë, kompania spanjolle Navantia do t’i shesë Arabisë saudite 5 anije luftarake ndërsa ushtarakët spanjollë do të dërgohen në Riad për të trajnuar personelin e Arabisë Saudite. Mesa duket kontrata e nënshkruar mes Arabisë Saudite dhe kompanisë Navantia është pjesë e akordit të arritur në prill të këtij viti mes Riadit dhe Madridit. Qeveria spanjolle nënshkruan kontratë ushtarake me Arabinë Saudite në kohën kur Riadi këto armatime i përdor për të sulmuar vendet e varfra të rajonit si Jemenit që është vendi më i  varfër arab i Lindjes së Mesme. Përveç kësaj Arabia Saudite është e njohur për mbrojtjen dhe mbështetjen e terroristëve sidomos gjatë krizës në Siri. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.