Irani nuk do të flasë me SHBA nën presion
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80018-irani_nuk_do_të_flasë_me_shba_nën_presion
Irani nuk do të flasë me SHBA nën presion, tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 04, 2018 21:38 Europe/Tirane
  • Irani nuk do të flasë me SHBA nën presion

Irani nuk do të flasë me SHBA nën presion, tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Irani nuk do të ulet në bisedime me SHBA nën presion, veçanërisht me një person që ka shkelur detyrimet e tij, tha Behram Kasemi në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve PANA. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet dhe të ndalojnë presionet ndaj vendeve të tjera para ndonjë propozimi të ri mbi negociatat. Ai hodhi poshtë mundësinë e luftës mes SHBA dhe Iranit dhe tha se në situatën aktuale botërore, asnjë vend nuk është në gjendje të kryejë veprime të tilla. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e këshilloi Presidentin e SHBA Donald Trump të ndryshojë këshilltarët e tij luftënxitës, të cilët kanë një histori të gjatë armiqësie kundër Iranit. Duke iu referuar bisedimeve të Iranit me BE, ai tha se Teherani pret që vendet evropiane të prezantojnë një paketë praktike propozimesh. Kasemi vuri në dukje se Irani dëshiron garanci nga Evropa në fushat bankare dhe të naftës dhe gjithashtu mbi bashkëpunimin mes kompanive të vogla dhe të mesme iraniane dhe evropiane. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit iu referua ofertave të disa vendeve arabe për ndërmjetësim midis Teheranit dhe Rijadit dhe tha se Irani ka qenë gjithmonë gati për bisedime me Arabinë Saudite. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane vlerësoi fitoret e qeverisë siriane mbi terrorizmin dhe tha se atëherë kur situata në Siri do të bëhet e qëndrueshme dhe rreziku i terrorizmit do të reduktohet, Irani mund të ulë mbështetjen e tij këshilluese për ushtrinë siriane ose ta përfundojë atë .