Moska: Sanksionet anti-iraniane të SHBA dëmtojnë rajonin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80156-moska_sanksionet_anti_iraniane_të_shba_dëmtojnë_rajonin
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Iranit janë të dëmshme për Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 16:36 Europe/Tirane
  • Moska: Sanksionet anti-iraniane të SHBA dëmtojnë rajonin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Iranit janë të dëmshme për Lindjen e Mesme.

Zakharova tha se tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit ishte kundër qëndrimeve të shumë vendeve të botës. Ajo shtoi se largimi i Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore nuk ishte në përputhje me interesat e Shteteve të Bashkuara, përkundrazi, ky vendim kishte për qëllim përmbushjen e kërkesave të një grupi të vogël në atë vend. Zakharova më tej tha se masat e administratës Trump do të sjellin "pasoja afatgjata për sistemin global të mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe do të japë impulse destabilizuese për situatën në Lindjen e Mesme". Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni po largohej nga marrëveshja bërthamore dhe se ai planifikon të rivendosë sanksionet bërthamore të SHBA ndaj Iranit dhe të imponojë 'nivelin më të lartë' të sanksioneve ekonomike kundër Republikës Islamike.