Mesazh urimi i kryetarit Larixhani për kryetarët e parlamenteve islamike
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit me rastin e festës së Kurban Bajramit ka dërguar mesazhe urimi për kryetarët e parlamenteve në vendet islamike.
22 gushti që përkon me 10 Dhilhaxhe të vitit 1439 H.K është festa e Kurban Bajramit. Ali Larixhani në mesazhin e tij ka thënë: mësimet dhe udhëzimet e thella të dala nga haxhi Ibrahimin është një mundësi që vendet islamike të bashkohen dhe të unifikohen. Politika strategjike e Iranit që në vigjilje të fitores së revolucionit islamik është forcimi i unitetit, vëllazërisë dhe bashkëpunimi me vendet islamike. Larixhani gjithashtu shprehu gatishmërinë e parlamentit islamik të Iranit për të forcuar bashkëpunimet me vendet islamike në të gjitha fushat.