Ruhani: Shtetet e Bashkuara nuk i përmbahen asnjë obligimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80665-ruhani_shtetet_e_bashkuara_nuk_i_përmbahen_asnjë_obligimi
Duke ju referuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Teheranit, presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara nuk i përmbahen asnjë obligimi, duke i vendos sanksione Iranit në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 29, 2018 14:35 Europe/Tirane
  • Ruhani: Shtetet e Bashkuara nuk i përmbahen asnjë obligimi

Duke ju referuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Teheranit, presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se Shtetet e Bashkuara nuk i përmbahen asnjë obligimi, duke i vendos sanksione Iranit në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare.

Hasan Ruhani së bashku me kabinetin qeveritar, të mërkurën gjatë një takimit me Liderin suprem të Revolucionit islamik, ka thënë se amerikanët synojnë që përmes presionit ekonomik të kthejnë përsëri dominimin në Iran dhe ka shtuar: Ata duan të minojnë përsëri pavarësinë e Iranit dhe të udhëheqin popullin e Iranit, por populli iranian nuk do t’a pranojë asnjëherë një gjë të tillë dhe do t’a tregojë këtë përmes rezistencës së tij. Ruhani ka shtuar: Populli iranian do të qëndrojnë prapa Liderit suprem të Revolucionit islamik dhe duke zbatuar udhëzimet e tij, do të pengojnë çdo komplot të armiqve. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu paraqiti një raport mbi veprimet dhe planet e qeverisë , duke përfshirë këtu vetë-mjaftueshmërinë në prodhimin e grurit dhe sheqerit, rritjen e prodhimit të gazit në Parsin Jugor në 90%, rritjen e prodhimit të naftës nga rezervuarët e përbashkët, modernizimin e flotës së transportit, rritjen e eksporteve jo-nafore dhe mbështetjen e eksportit, posaçërisht të arriturat e Iranit gjatë pesë viteve të fundit.